75 Mall Live Search
09:06 / E Diele, 28 Mars 2021 / OSH

Prishtinë, vëllai e rrah motrën

Mbrëmë në Prishtinë një femër është ankuar në Policinë e Kosovës se vëllai i saj e ka rrahur.

Sipas raportit të Policisë, rrahja kishte ndodhur të premten në ora 15:00. Shkak i rrahjes ishte një mosmarrëveshje mes dy palëve.

I dyshuari është në arrati dhe Policia është në kërkim të tij. Rasti ende po vazhdon të hetohet. /Indeksonline/