75 Mall Live Search
13:34 / E Diele, 28 Mars 2021 / Blerim

Hoxhaj përkujton masakrën e Izbicës: Kosova asnjëherë nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Izbicës në Drenicë, ku u vranë 147 persona.

Ai nnë një postim në Facebook,  ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi, derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Duke e ditur që ditëve të tyre në Kosovë po u vinte fundi, forcat paramilitare serbe, të orkestruara dhe të urdhëruara për të realizuar gjenocid nga kokat e një regjimi kriminal si ai i Millosheviçit, me 28 mars 1999 ia mësynë Izbicës së Drenicës, për të plaçkitur, vrarë e deportuar qindra shqiptarë.

Atë ditë, në Izbicë u vranë e masakruan 147 persona, mes tyre burra, gra e pleq dhe u deportuan në Shqipëri mijëra të tjerë. Sot, me bashkëpuntorë e miq, ishim në Izbicë, në tokën e gjakut, për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e martirëve tanë. Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi – derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre.

Lavdi e përjetshme!