Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, sekuestrohet një armë zjarri (Foto)

Mbrëmë nga Njësiti i hetimeve të përgjithshme të policisë së Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Hetuesit policorë të mbështetur nga Njësiti special operativ, arrestimin e kanë kryer në rrugën magjistrale Prishtinë -Lipjan, saktësisht në vendparkimin e një lokali.
Gjatë kontrollit, personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar:
-një armë zjarri (pistoletë),
-një karikator me 9 fishekë,
-një thikë si dhe një iphone.
Personit të dyshuar A.A.., mashkull, 24 vjeç, me urdhër të prokurorit të shtetit i është hapë rasti për armëmbajtje pa leje dhe ai bazuar në urdhëresën e gjykatës është dërguar në qendër të paraburgimit.
