Caktohet gjyqtari për ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës, është merak për të dhënë penalti dhe kartonë të verdhë

Gjyqtari danez, Jakob Khelet do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës, që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Kualifikimeve për Kupë të Botës.
Në sezonin 2020/2021, Khelet ka ndarë drejtësinë në 19 ndeshje, ku 11 janë në Superligën e Danimarkës dhe 3 në Evropa Ligë, transmeton Indeksonline.
Danezi është merakli për të dhënë kartonë të verdhë dhe penalti.
Në 19 ndeshje të këtij sezoni, Khelet ka dhënë 75 kartonë të verdhë dhe ka akorduar 7 penalti.
Ai ka dhënë 3 kartonë të kuq./Indeksonline/
