“Dardanët” arrijnë në Spanjë, Policia po përkujdeset për sigurinë e Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Spanjë dhe janë sistemuar në hotel.
Ekipi ka arritur rreth orës 17:30. Lojtarët janë vendosur në hotelin “Melia Lebreros”, shkruan Indeksonline.

Policia spanjolle është duke u përkujdesur për sigurinë e Kombëtares së Kosovës. Konferenca e Kosovës do të zhvillohet nga ora 17:30, ndërsa në orën 18:00 do të jetë stërvitja e fundit para ndeshjes. /Indeksonline/