Zyrtare: Sergio Aguero largohet nga Manchester City në fund të sezonit

Skuadra e Manchester Cityt ka lajmëruar se futbollisti argjentinas, Sergio Aguero do të largohet nga ekipi në fund të këtij sezonit.
Kontrata e tij përfundon në qershor dhe do të jetë lojtar i lirë në merkaton verore, transmeton Indeksonline.
Destinacioni më i mundshëm për Agueron në merkaton verore pritet të jetë Barcelona.
Marrdhënia e tij e mirë me Lionel Messin mund të bëj që ai të transferohet në Spanjë. /Indeksonline/