75 Mall Live Search
00:02 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Gjakova e gatshme ta nis vaksinimin

Stafi mjekësor në Gjakovë janë gati për të filluar vaksinimin.

Fehmije Jaka-Zeka, deklaroi për Klan Kosova që për një orë mund të nisin këtë proces, pasi të gjitha mjetet i kanë gati, e poashtu edhe stafi janë trajnuar.

Ndërkaq, në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë dërguar një rekomandim që në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Qabrat të bëhet dhënia e vaksinave.

Qytetarët e kësaj komune janë të ndarë në mendimin nëse duan të marrin vaksinën.

Fillimisht është planifikuar që të imunizohen stafi mjekësor, që në këtë komunë janë 360, e poashtu edhe personat në moshën mbi 80 vjeç.