06:55 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

Veshja e të gjitha kohëve, 9 modelet më të mira të atleteve të bardha

Ah, atletet e bardha. Të thjeshta, klasike, moderne – lehtësimi më i madh për këmbët që i duhet çdo gardërobe. Pavarësisht nëse i vishni me një kostum të hollë, një fustan të gjatë apo të shkurtër, në pranverë kavilja duket edhe më joshëse nëse këmba është në atlete të bardha.

Mundësitë e kombinimit të atleteve të bardha janë të pafundne. Dhe nëse vërtet ju duhet një qasje më komode gjatë këtyre ditëve, ajo që ju duhet janë pikërisht një palë atlete të bardha.

Më poshtë, disa nga editorët e modës kanë listuar modelet e preferuara të atleteve të bardha, të provuara dhe të pëlqyera në çdo stinë. Duke nisur që nga Adidas klasik deri tek stilet më moderne të pranverë – verës 2021.

Doni të dini edhe çmimet sa kushtojnë? Më mirë jo, mjaftohuni duke i parë…Adidas-Originals-Stan-SmithAdidas-Superstar-ShoesCariuma-Off-White-Canvas-SneakerCole-Haan-GrandPrø-Tennis-SneakerCommon-Projects-Achilles-Leather-Low-Top-SneakersKeds-Triple-Platform-SneakerSaucony-Jazz-Court-SneakerVans-Canvas-Sk8-Hi