Kërcënohet për vdekje Kendall Jenner

Kendall Jenner është kërcënuar për vrasje.
Një burrë i moshës 24 vjeçare me emrin Malik Bowker është i dyshuar nga gjykata, për të cilin kishte udhëtuar vetëm për ta vrarë atë, transmeton Indeksonline.

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga TMZ, Kendall pretendon se të enjten një detektivë i kishte treguar asaj planin e Bowker.
Ajo tha se Bowker kishte planifikuar të blinte një armë zjarri për të qëlluar atë dhe pastaj veten.
Në dokumente, Kendall pretendon se policia i tha asaj se Bowker po mbahej në burg në repartin për sëmundje mendore, por ishte paralajmëruar që do të lirohej së shpejti.
Kendall pretendon se nuk e kishte takuar atë asnjëherë por kërcënimet e marra nga ai po i shkaktojnë shqetësim emocional.
Ajo thotë se është e tmerruar që Bowker do të përpiqet ta gjejë atë dhe do ta vrasë kur të lirohet nga spitali.
Gjykatësi ia siguroi yllit të televizionit dhe modës një urdhër ndalesë të përkohshme, dhe tani Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj./Indeksonline/
