Flamuri i Kosovës vendoset në stadium ‘La Cartuja’

Flamuri i Kosovës është vendosur në stadiumin “La Cartuja”.
Ekipi i IndeksOnlinet gjendet në stadiumin në Sevilla, ku Kosova do të jetë mysafir i Spanjës në ndeshjen e vlefshme për fazën parakualifikuese në kupën e botës “Katari 2022”.

Pas shumë polemikave, flamuri i Kosovës është vendosur në stadium.
Kujtojmë se Spanja kishte kërkuar që ndeshjen ndaj Kosovës ta zhvillonte pa flamur dhe himnin e “Dardanëve”, por FIFA dhe FFK-ja nuk e lejoi një gjë të tillë./IndeksOnline/
