75 Mall Live Search
16:48 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Haxhiu, pas aksionit të Policisë në Telekom: Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete në luftën ndaj korrupsionit

Pas aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Telekom, ku u arrestuan dy ish zyrtarë, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksion.

Haxhiu ka thënë se çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur.

Ajo tha se vendi duhet të ndërmarrë veprime konkrete në luftën ndaj korrupsioni.

“Çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur. Secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi.

Ne do të jemi në mbështetje të kërkesave të institucioneve të drejtësisë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre”, tha ajo./IndeksOnline/