75 Mall Live Search
16:54 / E Martë, 30 Mars 2021 / C E

Koliçi shpëton Munishin nga humbja, derbi ndahet në barazim

Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e javës së 26-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” nuk solli fitues derisa vendasit patën mundësinë më të mirë të shënimit.

Disa minuta para fundit, Enea Koliçi priti penalltinë e Endrit Krasnqit.

Me këtë barazim, Prishtina mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, katër më pak se Ballkani e Drita derisa Gjilani është në vendin e katërt me 37 pikë. /IndeksOnline/