75 Mall Live Search
19:18 / E Martë, 30 Mars 2021 / C E

Challandes flet për situatën e Valon Berishës, tregon a do të luaj kundër Spanjës

Kosova nesër zhvillon ndeshjen e dytë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Challandes është paraqitur në një konferencë për media para kësaj ndeshje.

Strategu zviceran para mediave foli edhe për situatën e Valon Berishës, i cili u lëndua pas ndeshjes me Lituaninë.

Për këtë çështje, Challandes tha se asgjë nuk është definitive, dhe se epilogu pritet të dihet pas stërvitjes së sotme, ku do të jetë i pranishëm edhe Valon Berisha.

“Do ta kemi tani stërvitjen, ai do të jetë me ne, do të provoj të stërvitet dhe tek pastaj do ta kuptojmë se do të jetë ai në gjendje të luaj apo jo”, tha  Challandes.