75 Mall Live Search
09:02 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ndodhi mbrëmë në fshatin Gllamnik të POdujevës, ku vdiq një person.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë këmbësori-viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, ngasësi i automjetit (kamionetë) mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Indeksonline mbrëmë ka raportuar se viktima A. M. mashkull, 28 vjeç është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa ngasësi i automjetit (Kamionetë e tipit Ford) , B. B mashkull 22 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete (njëra kamionetë e tipit Ford dhe tjetra BMW). /Indeksonline/