75 Mall Live Search
20:24 / E Martë, 30 Mars 2021 / Blerim

Françeska Jaçe e revoltuar pasi iu dogj “Range-i”: Jam vajzë e re, e qeshur dhe joproblematike

Modelja Françeska Jaçe ka reaguar pas lajmeve mbi djegien e makinës së saj Range Rover ditën e djeshme në qytetin e Vlorë. Në një story në Instagram, Jaçe shprehet e indinjuar me lajmet që kanë qarkulluar në portalet shqiptare të cilat sipas saj janë të rreme.

Jaçe konsideron këtë si një sulm personal ndaj imazhit të saj, duke shpjeguar që e vërteta e incidentit është që makina ka pësuar një defekt teknik, fakt sipas saj i konfirmuar nga policia. Për këtë ajo do të ndjekë rrugën ligjore ndaj këtyre ‘shkrimeve të pavërteta.’

“Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip jo problematik, se kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat ku ne e shohim që situata të tilla sa vijnë e rrallohen në Shqipëri”- u shpreh Jaçe.

Postimi i Franceska Jace

Ditën e djeshme është raportuar se makina e Françeska Jaçes ishtë përfshirë nga flakët  në qytetin bregdetar të Vlorës. Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi nga puna për zbardhjen e shkaqeve të flakëve që shkrumbuan mjetin luksoz tip “Range Rover”, i cili paraprakisht u dyshua se ishte i qëllimshëm.