Kapacitetet e kufizuara në Pediatri, fëmijët detyrohen të shtrihen nga dy në një shtrat

Në Klinikën e Pediatrisë janë shtuar rastet e fëmijëve që kanë nevojë për hospitalizim.
Për shkak të kapaciteteve të kufizuara, disa prej fëmijëve janë detyruar që të shtrihen në të njëjtin shtrat me të mitur të tjerë.
Kjo pasi mbi 140 fëmijë janë duke u hospitalizuar në këtë klinikë.
E stafi që punon në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, po angazhohet edhe në klinika të tjera.
Kjo po e bën punën edhe më të vështirë, edhe në klinika të tjeratë QKUK-së ku nuk trajtohen pacientët me virusin korona.https://zeri.info/inarticle.html
Sipas Ferat Sallahut, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, ndihma që kanë ofruar për klinikat ku trajtohen rastet me COVID, i ka penalizuar ata.
Sallahu thotë se kanë ngarkesë të përgjithshme të të sëmurëve për shkak të reduktimeve të programit operativ.
Kësisoj është rritur lista e pritjes.
Veç kësaj, Sallahu ka thënë se shtimi i listës së pritjes ka ndodhur edhe për shkak të frikës së pacientëve të qëndrojnë në spital, për shkak të virusit.