Rrahu nxënësin, arrestohet mësuesi në Gjilan
Dje është arrestuar një mësimdhënës në komunën e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mësuesi kishte sulmuar fizikisht një nxënës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Prishtinës, Gjilan 30.03.2021 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-mësimdhënës, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -nxënës . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/