Pronari i objektit ku policia kreu bastisje: E kam lëshuar me qira për një “Call Center”

Abaz Sulejmani, pronar i objektit në të cilin Policia e Kosovës ka kryer një aksion në lagjen “Pejton” në Prishtinë, ka thënë se objekti është i lëshuar me qira për një “Call Center”.
Ai ka thënë se nuk ka pasur informacion për bastisje, duke e vlerësuar si të padrejtë veprimit e policisë për thyerjen e derës.
Sulejmani është shprehur se për aq sa ka informata ky “Call Center” ka leje veprimi.
“Po ndërtesa është imja. Këtë ndërtesë e kam lëshuar me qira për këto kompani dhe më parë ka qenë bankë, kurse tashmë 5 muaj punon ‘Call Center’”, tha ai.
“Po nuk është e drejtë që është thyer dera dhe nuk më kanë informuar për këtë bastisje”, u shpreh ai. Me dije e ka që ka qenë me leje”, tha ai.