75 Mall Live Search
18:49 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / AR

Britney: Kam qarë dy javë pasi pashë dokumentarin i cili u dedikua për mua

Britney Spears është emocionuar gjatë prezantimit të dokumentarit që pasqyrojë jetën e saj.

Ky dokumentar u transmetua në shkurt, në të cilin babai i saj kishte pushtet mbi financat dhe çështje private të këngëtares, transmeton Indeksonline.

Duke u përgjigjur pyetjeve të fansave, ajo tregoi se dy javë kishte qarë pas transmetimit të  këtij dokumentari.

“Jeta ime ka qenë gjithmonë me spekulime, me kanë gjykuar gjatë gjithë jetës” shkroi ajo në një video duke kërcyer.

“Unë kam qenë duke për formuar para njerëzve deri tani”, shtoi 39 vjeçarja.

Sipas Spears, ajo nuk e shikoi krejt prezantimin e dokumentarit pasi ishte “në siklet” nga mënyra se si ajo u portretizua.

“Unë nuk e shikova krejt dokumentarin, por nga ajo që pashë u turpërova … Kam qarë për dy javë dhe kur e kujtoj ende qaj!!!!” përfundoi ajo./Indeksonline/