Në San Marino flitet ‘kuqezi’, Shqipëria arrin fitore të madhe

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj San Marinos.
Në ndeshjen e tretë të vlefshme për fazën para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, Shqipëria ka shënuar fitore 2 me 0 ndaj San Marinos, shkruan IndeksOnline
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0 me 0, kurse në të dytën pamë dy gola.
Në minutën e 63’të, golin e parë për ekipin e Rejas e shënoi Manaj, kurse në minutën e 85’të, fitoren me rezultat 2 me 0 ia siguroi Myrto Uzuni.
Me fitore Shqipëria ngritët në pozitën e tretë me 6 pikë, 3 më pak se lideri i Grupit I, Anglia (9) dhe një më pak se vendi i dytë, Hungaria (7)./IndeksOnline/