Ferran Torres: E rëndësishme është që ne fituam

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitoren e dytë në fazën para-kualifikuese në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Spanjollët mposhtën 3 me 1 ekipin kombëtar të Kosovës në stadiumin e Sevillas ‘La Cartuja’, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes u deklarua një nga realizatorët e tre golave, Ferran Torres.
Ai tha se ishte ndeshje shumë e vështirë, por me rëndësi është fitorja.
“Është lehtë të luash kur ke në skuadër një lojtar si Dani Olmo. Unë shënova gol. Kishim shumë raste, por hej… me rëndësi është që ne fituam. Ne ishim shumë të sigurt në vetvete. Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por jo nga ana jonë, sepse ne punuam shumë. Unë do të punoj shumë. Shpresoj të kem sa më shumë minuta për shtetin tim”, ka thënë Torres pas ndeshjes.
Me fitore, Spanja ngritët në pozitën e parë në Gurpin B, me 7 pikë – një më shumë se Seudia (6)./IndeksOnline/