75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

Po punonte me eskavator në Istog, has në eshtra të njeriut!

Një person në Uçë të Istogut ka hasur në eshtra të njeriut, gjersa po punonte me eskavator.

Me të parë mbetjet mortore, i njëjti ka lajmëruar rastin në institucionet relevante duke ndalur punimet.

Njësiti për krime lufte ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve.

Rasti mbetet nën hetime./Indeksonline/