SBASHK i shkruan letër zyrtare ministrit Vitia për vaksinimin e mësuesve: Do mundësohej mësimi në objekte shkollore

11 mijë vaksinat e ndara nga shteti i Shqipërisë për personelin shëndetësor Kosovar duket se do të përdoren për vaksinimin e mësimdhënësve nga Kosova, shkruan IndeksOnline.
Kjo pasiqë, pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave në Kosovë, mjekët kanë filluar të vaksinohen në sallën “1 tetori” në Prishtinë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edia Rama, sot publikoi mesazhin që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të vaksinoheshin mësuesit në Shqipëri.
E padyshim, që Kurti mori përgjigje pozitive nga Rama.
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari e ka mirëpritur këtë vendim, ndonëse ende s’është zyrtarizuar.
Jashari në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se për këtë i kanë dërguar një shkresë zyrtare ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“ Në fillim të javës i kemi dërguar një shkresë zyrtare që të takohemi të flasim për gjendjen e sistemit arsimor në kushte pandemie dhe t’i drejtohemi me kerkësën që Vitia dhe institucionet e tjera ta kenë prioritet vaksinimin e personelit arsimor”.
Ai tha se me vaksinimin e mësimdhënësve do të mundësohej që të zhvillohej mësimi në objekte shkollore.
“SBASHK-u i ka dërguar një shkresë zyrtare ministrit të Shëndetësisës, Vitia për një takim, po presim që të na ftoj të diskutojmë për këtë por asgjë zyratare nuk kemi deri më tani.
Edhe kur ka qenë edhe Qeveria Hoti dhe ministri Zemaj kemi bërë apel publik që mësimdhënësit e Kosovës të kenë prioritet për vaksinim, jo për të qenë të priviligjuar por e kemi bërë që të kemi kuadro që të jenë të mbrojtur sa më shumë, angazhimi ka qenë që mësimi të zhvillohet në objektet shkollore. Me vaksinim kolegët tanë do të jenë të mbrojtur dhe procesi arsimor të bëhet në shkolla. Po presim njoftimin nga ministry Vitia.
Kur kemi dal publikisht me kërkesën nuk kemi pasur ndonjë telefonatë kundërshtues për vaksinim, shumica e mësimdhënës janë pro që të jemi prioritet për vaksinim dhe dihet se vaksinën e marrin në mënyrë vullnetare”, tha ai./IndeksOnline/