75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

OSBE i dhuron laptopë dhe pajisje tjera Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës pranoi një donacion nga misioni Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE.

Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (OSBE) Edward Anderson, shprehu kënaqësinë e  tij për të qenë pjesë e ekipit ku ofrohen donacione për PK-në dhe potencoi se bashkëpunimi reciprok do të vazhdojë edhe më tej.

Donacioni i ofruar për Policinë e Kosovës përfshinë: kompjuterë, printerë, fotokopjues, panele informuese, laptopë  dhe pajisje të tjera . Nga përfaqësues të Policisë së Kosovës u vlerësua se pajisjet e dhuruara do të ndihmojnë Policinë e Kosovës  në ngritjen e cilësisë në punë,  ndihmojnë organizimin dhe mbajtjen e mësimit nga distanca , përmes platformave elektronike si dhe rritjen e efikasitetit të punës policore dhe transparencës në përgjithësi.