Futbollistët e Ferizajt që katër muaj pa paga, ky është reagimi i kapitenit, Berisha!

Skuadra e Ferizajt që zhvillon ndeshjen në Ligën e Parë të Kosovës është në krizë të thellë financiare.
Kryesia e klubit të Ferizajt pak më parë tregoi për gjendjen që po kalon ekipi i tyre, ku mes tjerash thuhet se klubi rrezikon edhe të shuhet, si shkak i vonesave në paga e që është detyrë e aksionarëve anglez, shkruan IndeksOnline

“REAGIM!
Të nderuar Ujqi dhe bashkë-qytetarë, sic jeni në dijeni klubi ynë i zemrës FC Ferizaj, eshte në gjendje katastrofale – që nuk ishte asnjëherë tjetër. Eshtë afër shuarjes, që do të ishte humbje shumë e madhe për qytetin tonë. Pas gjendjes shumë të rëndë, lojtarët kanë vendosur që ndeshjen kampionale, të dielën nuk do ta zhvillojnë – pasi që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që j’u takojnë.
Ku janë aksionerët e famshëm Anglez, që nuk i kemi parë kurrë në stadion! Ku janë aksionerët Ferizajas, që as nuk e kanë marrë mundin të interesohen për gjendjen e klubit. Ku është komuna, a po interesohet dikush apo i kanë ‘mbyllur’ sytë e veshët rreth kësaj çështje.
A nuk është mëkat që një qytet me ekonominë ndër më të mirën në Kosovë, të mos jetë në gjendje ta mbajë një klub futbolli stabil! Reagimet tona kanë shkuar çdo herë në ‘vesh’ të ‘shurdhur’ por këtë herë do të veprojmë.”

Por, për këtë situatë ka folur edhe kapiteni i kësaj skuadre, Florim Berisha i cili për IndeksOnline tha se gjithë futbollistët nuk ka marrë paga qysh nga nëntori i vitit të kaluar.
“Kemi marr vendimi që mos me i zhvillu ndeshjet, shkaku i kërkesave që nuk na i kanë plotësuar”, tha fillimisht Berisha.
“Gjendja është e rëndë në klub, kjo kryekëput aksionarëve anglez që e kanë pru në këtë gjendje Ferizajn”.
Sipas kapitenit të ‘Ujqërve’ vendimi i tyre është i prerë edhe se nuk ka kthim prapa deri sa të kryhen pagesat nga personat kompetent.
“Nuk ka kthim prapa vendimi është i prerë, pa i kry pagesat nuk luajmë. Që nga nëntori i viti të kaluar nuk kemi marr paga, por vetëm ndihma nga FFK dhe Labinot Tahiri”, përfundoi kapiteni, Berisha.