“Nëse shkojmë në finale…”, James Rodriguez për Luis Diazin: Është një prej më të mirëve në botë!
Futbollisti, James Rodriguez ka dhënë një deklaratë të fortë kur u pyet se a e meriton “Topin e Artë” bashkëkombësi i tij, Luis Diaz.
Rodriguez thotë se ky çmim mund të arrihet nëse Kolumbia shkon deri në finale të Kupës së Botës, shkruan Indeksonline
“Luis Diaz për Topin e Artë? Pse jo?. Ai është një prej më të mirëve, në top-5. Dhe nëse ne shkojmë deri në finale, ai mund të jetë fitues”, u shpreh James Rodriguez.
🌕🇨🇴 James Rodriguez: “Luis Diaz as Ballon d’Or, why not? For me he’s top 5 in the world right now already”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 11, 2026
“If we get to the final, he can win the Ballon d’Or”. pic.twitter.com/ODzRtrZHHO
Kujtojmë që Kolumbia është në grup me Portugalinë, DR Kongon dhe Uzbekistanin./Indeksonline/

