75 Mall Live Search
23:53 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Rrahu babain nën ndikimin e narkotikëve – Vjen reagimi i klubit të Milonariosit

Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin sot u përfshi në një përleshje fizike me familjarët e tij.

Sipas gazetës, ‘El Pais’ në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe akuzoi se ai rrahu babain e tij dhe disa familjarë, shkruan IndeksOnline

Kështu, 34-vjeçari së fundmi është pjesë e klubit të Milonariosit në kampionatin kolumbian, teksa këta të fundit, i kanë dalë në mbrojtje Guarinit me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Klubi ynë është thellësisht i trishtuar për atë që i ndodhi Guarin ditën e sotme.

I japim mbështetjen tonë të plotë familjes së lojtarit. Do të jemi në krah të tij, në mënyrë që ai të marrë ndihmën profesionale që mund ta nxjerrë nga ky moment kritik.

Guarin i ka dhënë shumë futbollit dhe do e falënderojmë gjithmonë për dashurinë që ka treguar për Millonarios. Forca Fredy“, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.