Arrestohet për grabitje shtetasi i Libanit në Prishtinë

Policia ka njoftuar se të enjten në mesditë është arrestuar një person në Prishtinë, shtetas i Libanit, pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës ka grabitur nga viktima, shtetas i Marokut, 1 Iphon 5 dhe disa gjëra tjera.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/