75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

FFK-ja vjen me një sqarim: Liga e Parë nuk transmetohet në asnjë televizion

Federata e Futbollit e Kosovës sot gjatë ditës ka ardhur me një sqarim për opinionin publik.

Në media u tha se një televizion kosovar do ta transmetoj Ligën e Parë të futbollit. Megjithatë përmes kësaj komunikate, FFK-ja ka përgënjeshtruar këto raportime.

Ata thonë se s’ka asnjë marrëveshje me asnjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë.

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron se nuk ka marrëveshje me asnjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë. FFK pret që në të ardhmen të ketë kompani mediatike të interesuara për blerjen në tërësi të drejtave televizive edhe për Ligën e Parë, duke pasur parasysh rritjen e cilësisë së kësaj lige, por edhe interesimin e dashamirëve të futbollit për ndeshjet e kësaj kategorie”, shkruhet në njoftimin e FFK-së./IndeksOnline/