Juventusi suspendon tre lojtarë, mungojnë kundër Torinos

Skuadra e Juventusit ka pezulluar tre lojtarë për ndeshjen e këtij vikendi ndaj Torinos.
Bëhet fjalë për treshen, Paulo Dybala, McKennie dhe Arthur – që të tre organizuan një ‘party’ dhe thyen rregullat e Covid-19, shkruan IndeksOnline
Treshja do të mungoj në ndeshjen derbi ndaj rivalit lokal, Torino.
Kujtojmë që në këtë ndeshje, përveç kësaj treshe do të mungojnë edhe dyshja, Demiral dhe Bonucci – për shkak se kanë rezultuar pozitiv me virusin, Covid-19./IndeksOnline/