75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

‘Vajzat e Kosovës’ me dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut në muajin prill

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut.

‘Dardanet’ do të udhëtojnë në Shkup më 6 prill, derisa miqësoret do t’i luajnë më 8 dhe 11 prill.

Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këto dy miqësore do t’i ketë në dispozicion vetëm dy lojtare që luajnë jashtë, derisa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë nga klubet vendore.