Petrit Zogaj, që jeton në SHBA, “brengoset” për situatën në Kosovë – Fajëson Kurtin nëse shkohet në zgjedhje!

Ish-anëtari i Shoqërisë Civile, tani analist nga Facebook-u, Petrit Zogaj duket se është tejet i “brengosur” me sitautën në të cilën po kalon Kosova.
Ai ka fajësuar kryeminsitrin dhe liderin e LVV-së, Albin Kurti, në rast se vendi shkon në zgedhje.
“Zgjedhjet nuk janë për qytetarët, janë për Albinin personalisht. Atij s’po i pëlqen pushteti i madh qe ka”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se ky “analist” aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në New Jeresy.
Postimi origjinal:
Nese shkohet ne zgjedhje tash, fjatori i vetem i kesaj situate eshte Albin Kurti. Ky politikan don me jetu nga krizat politike, te cilat i shkakon vete. Ai nuk eshte ne krize. Ne krize shendetesore e ekonomike jane qyetaret. Albini nuk ka as krize shendetesore e as ekonomike. Ai jeton me mire se 90% i qytetareve te Kosoves. Zgjedhjet nuk jane per qytetaret, jane per Albinin personalisht. Atij s’po i pelqen pushteti i madh qe ka. Po kerkon pushtet absolut. Per vete. Per ego te tij. Per hakmarrje. Per gjithcka tjeter, pos per te mire te qytetareve.

