75 Mall Live Search
19:51 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Ministrja Nagavci: Do të punojë shumë në trajnimin e mësimdhënësve dhe angazhimin e asistentëve në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi ka thënë se do të punojë shumë në trajnimin e mësimdhënësve dhe angazhimin e asistentëve në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ajo inkurajoi të gjithë për t’i mbështetur individët në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Mbështetja institucionale do të jetë e pa kompromis dhe fëmijëve  me nevoja të veçanta do t’u ofrohen mundësi të barabarta, ashtu siç e meritojnë.

Në takimin e përbashkët me fëmijët, prindërit e tyre, me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, u.d. presidentin, z. Glauk Konjufca dhe znj. Vjosa Osmani, zv.kryeministren Emilia Rexhepi,  për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit,  dhe përfaqësues të shoqatës Autizmi dhe Autizmi flet, rikujtuam sa të rëndêsishëm janë këta fëmijë dhe sa kanë nevojë për mbështetje institucionale.

Ndaj dhe unë si ministre e Arsimit jam tejet e përkushtuar për të siguruar mundësi të denjë arsimore për nxënësit autikë dhe për të promovuar përfshirjen e fëmijëve me autizëm, në programet e arsimit të fëmijërisë së hershme.

Do të punojë shumë në trajnimin e mësimdhënësve dhe angazhimin e asistentëve në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta.

Inkurajoi të gjithë për t’i mbështetur individët në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre, si dhe për të ndihmuar në formimin e një rrethi në të cilin të gjithë njerëzit, përfshirë ata me autizëm, të pranohen për atë që janë.