75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Memli Krasniqi: Kurti të shtrëngohet si kryeministër, mos të shantazhojë

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur tentim për kontrabandim përpjekjen e Vetëvendosjes për votimit e ligjit për zgjedhje.

Ai ka thënë se PDK nuk do të nënshtrohet asnjëherë nga shantazhet e Kurtit.

“Keni qenë të gjitha dëshmitarë se Albin Kurti kërkon pushtet absolut për të shkelur institucionet e vendit. Sonte e parandaluam Albin Kurtin që në mënyrën më të paskrupullt të kontrabandojë ligjin për zgjedhje. Ky ligj do gjithëpërfshirje të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë. Sot u tentua që krejt ky proces të kontrabandohet brenda disa orëve duke bërë shantazh.

I falënderoj të gjithë ata që kanë reaguar sot gjatë ditës. Falënderoj shoqërinë civile për reagimet e tyre. Ju siguroj se ne do ballafaqohemi me situata të tilla edhe ne të ardhmen. Ne si PDK asnjëherë nuk do shantazhohemi e nënshtrohemi nga kjo qeveri. Për mendësinë e Kurtit nuk çuditem asnjëherë. Albin Kurti le të shtrëngohet si kryeministër. Mos të ka frikë nga përgjegjësia” ka thënë Memli Krasniqi./Indeksonline/