75 Mall Live Search
09:52 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / A. M.

Deputetja e VV-së: Dje ranë maskat, ua prishëm matematikat

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka bërë të qartë se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë që në procedurë të rregullt të bëjë ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ajo ka thënë se kjo do të bëhet për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri.
Ne vazhdojmë me procedurë të rregullt të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e të korruptuarit”, shkruan ajo në një postim në Facebook.