Qytetarët e komunës së Podujevës dhurojnë gjak

Qytetarët e komunës së Podujevës në mënyrën vullnetare iu përgjigjën aksionit për dhurim vullnetarë të gjakut.
Kjo ngjarje humanitare këtë vit e organizoi xhamia “Dëshmorët e Kombit” dhe xhamitë e tjera të komunës së Podujevës, shkruan Indeksonline.
E vogël mbeti salla e cila ishte improvizuar për dhurim të gjakut, e për të gjithë të interesuarit mezi mjaftuan orët që ishin përcaktuar për aksionin e dhurimit të gjakut.
Një̈ nga arsyet e kësaj përgjigjeje masovike, sipas organizatorëve, mbetet edhe vetëdijësimi i qytetarëve për nevojën e gjakut në këtë kohë pandemie./Indeksonline


