75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zbulohet trafiku ndërkombëtar i drogës, Shqipëri-Itali-Holandë, 14 të arrestuar

Një operacion masiv anti-drogë ka çuar në arrestimin e 14 personave që trafikonin lëndë narkotike nga Holanda në Shqipëri.

Ky superoperacion u zhvillua nga policia italiane në bashkëpunim me policinë holandeze dhe u finalizua
në Firence.

Sipas hetuesve, qendër e drogës dyshohet të ketë qenë Shqipëria, prej dhe nga ka kaluar. Më pas, trafiku
vazhdonte drejt Holandës me destinacion përfundimtar Italinë, raporton Tvklan.

Përtimet nga të ardhurat e drogës ky rrjet i trafikut  ndërkombëtar i investonte në trafikun e prostitucionit.

Mes të arrestuave mendohet se ka edhe shqiptarë.

Ndaj tyre është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 1 ton lëndë narkotike.