75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Emocionuese: Kështu e përjetoi futbollistja FC Aarau ftesën nga Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy miqësore me Maqedoninë e Veriut.

Një video që po qarkullon në media – shihet momenti kur futbollistja e FC Aarau që luan në mesfushë, Lea Sermaxhaj mori lajmin për ftesën që iu bë nga përzgjedhësja, Afërdita Fazlija, shkruan IndeksOnline

Lea me plotë emocione dhe me lot në sy, i gëzohet ftesës së parë nga ‘Dardanet’.

Kosova do të udhëtojnë në Shkup më 6 prill, derisa miqësoret do t’i luajnë më 8 dhe 11 prill. Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këto dy miqësore do t’i ketë në dispozicion vetëm dy lojtare që luajnë jashtë, derisa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë nga klubet vendore./IndeksOnline/