Mesazhi që Vjosa Osmani përqon sonte, përmes fustanit të kuq!

Vjosa Osmani synon të marrë votat e mjaftueshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për tu zgjedhur presidente e vendit.
Në këtë seancë, Osmani ka zgjedhur të paraqitet e veshur me një fustan të kuq, shkruan IndeksOnline.
Vlen të përmendim faktin se në paraqitjet e shumta të saj, Osmani paraqitet me ngjyra të mbyllura.

Por çfarë zbulon e kuqja në këtë rast!
Është ngjyra e luftës, e agresivitetit dhe e forcës. Disa studime kanë demonstruar se ekspozimi në një dritë të kuqe rrit rrahjet e zemrës dhe stimulon prodhimin e adrenalinës. Ngjyra e kuqe është edhe ngjyra e zjarrit. Ajo është simbol i forcës dhe guximit, por edhe e pasionit e dashurisë./IndeksOnline/
