75 Mall Live Search
20:30 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Bayerni tregon kush është për titull, shkëputet nga pozita e dytë

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e 27-të të Bundesligas.

Kampioni aktual gjerman arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj RB Leipzig, shkruan IndeksOnline

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë, me anë të Leon Goretzkas.

Pjesa e dytë ishte më e qetë nga ana e Bayernit, kurse Leipzig tentoi disa herë të shënonte golin e barazimit.

Me këtë fitore, Bayerni tregoi se është skuadra e vetme serioze për titullin e këtij sezoni. Ata tani kanë 64 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë Leipzig (57)./IndeksOnline/