75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

Berisha fantastik në Rusi, zgjidhet lojtari i ndeshjes

Bernard Berisha është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi e frymëzoi skuadrën e tij Akhmat Grozny për ta mposhtur 5:0 Krasnodarin në një ndeshje derbi mes dy skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës në Premierligën e Rusisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës shkëlqeu me dy gola në fitoren e thellë 5:0 të Grozny ndaj Krasnodar në udhëtim të shtunën.

Kjo paraqitje ia siguroi atij edhe çmimin lojtari i ndeshjes.

Takimi para rreth 10 mijë shikuesve në Krasnodar ishte e rëndësishme për ecurinë e të dy skuadrave janë pak mbi zonën e rënies nga elita e futbollit elitar rus.

Berisha, i cili u përjashtua me karton të kuq pak minuta pas ishte futur në lojë në humbjen e Kosovës kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës muajin e kaluar, i shënoi të dy gola në pjesën e dytë.

Ai e kishte kaluar pothuajse tërë pjesën e parë në bankën e rezervistëve, para se të futej në lojë në minutën e 37-të.

Ai shënoi golin e parë në minutën e 51-të, kur e futi topin në rrjetë nga afërsia pas një asisti nga Silva Lima.

Kosovari e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 68-të, duke e dribluar edhe portierin.

Berisha i ka shënuar tani 8 gola në përgjithësi për Gronzy në 22 ndeshje në Premierligën ruse deri tani këtë sezon.

Megjithëse fitoi, Grozny mbetet në pozitën e 11-të me 32 pikë, dy më pak se Krasnodar në vendin e 10-të dhe 14 pikë larg zonës së rënies nga liga.