75 Mall Live Search
16:06 / E Diele, 04 Prill 2021 / AR

Kusari-Lila: Besoj i kemi siguruar 80 votat për presidentin!

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila beson që sot do të kryhet çështja e zgjedhjes së presidentit, shkruan Indeksonline.

Ajo për Indeksonline tha se sot do të kryhet çështja e zgjedhjes së presidentit.

Kusari-Lila nuk përmendi emër të deputetit me të cilin bënë marrëveshje, mirëpo në media po raportohet se bëhet fjalë për Adem Hoxhën nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija).

Kujtojmë që dje, në mungesë të kuorumit dështoi seanca për zgjedhjen e presidentit.