Mariah Carey vaksinohet kundër Covid-19

Mariah Carey është vaksinuar kundër koronavirusit.
Ajo publikoi një video të saj gjatë vaksinimit, transmeton Indeksonline.

“Efekti anësor i vaksinës G6” shkroi ajo në mbishkrimin e videos.
“Këtu jemi duke shpresuar për të mirën, duke ju inkurajuar që të vaksinoheni edhe ju kur të mundeni” tha Mariah”.
Ajo vuri në dukje se gjatë vaksinës nuk i doli aspak gjak.
“Unë e kam provuar këtë. Unë jam vampir”, u shpreh ajo./Indeksonline/