Sa vota i mori Nasuf Bejta, kundër kandidati i Vjosa Osmanit?

Kuvendi i Kosovës ka filluar raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Pretendetja për postin e presidentit, Vjosa Osmani ka marrë 69 vota, derisa kundër kandidati i saj Nasuf Bejta as edhe një votë të vetme, shkruan IndeksOnline.
Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, pra është bërë kuorumi dhe është konsumuar raundi i parë. /IndeksOnline/
