Presidentja dhe kryeministri, përqafimi i ngrohtë mes VJOSËS dhe ALBINIT

Pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente të Kosovës, vije edhe përqafimi i ngrohtë mes saj dhe kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Indeksonline.
Indeksonline ka kapur këtë moment emocionues. Përveç Kurtit, Osmani përqafoi edhe kolegët e tjerë.

Pas këtyre përqafimeve, Osmani u betua si presidente e vendit.
Ajo tha se tërë fuqinë e saj do t’ja kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial Kosovës.Sigurimit të lirive e njerëzore të qytetarëve, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe Ligjeve. Ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve e me ndërgjegje e përgjegjësi do ti kryejë të gjitha detyrimet e mia. Betohem”, u shpreh Osmani./Indeksonline/