Era pas zgjdhjes së Osmanit presidente: E ardhmja do të jetë e ndritur
 
				Vjosa Osmani është zgjedhur Presidentja e re e Kosovës.
Kësaj zgjedhje iu gëzua edhe këngëtarja e famshme Era Istrefi, e cila përmes llogarisë së saj në Instagram, shprehu lumturinë që ka, shkruan Indeksonline.
Duke ndarë një imazh të realizuar ditë më parë ajo shkroi: “E ardhmja do të jetë e ndritur, urime për Kosovën, nuk mund të isha më krenare”./Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                