Konjufca: S’ka paqe me Serbinë pa e pranuar krimin e tyre dhe Kosovën tonë!
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/10/glauk-konjufca.jpg)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë homazhe në Rezallë të Skenderajt ka thënë se nuk ka paqe derisa Serbia të pranojë krimet që ka bërë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Konjufca gjatë homazheve në përvjetorin e masakrës së Rezallës, tha se Serbia është mbushur me varre masive të shqiptarëve.
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2021/04/169087183_746690242680930_4844768509122575007_n-1.jpg)
“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, Serbia është e mbushur me trupat e shqiptarëve qe i fsheh dhe ky është krim i shumëfishtë, duke nisur nga rrëmbimi i trupave dhe fshehja e tyre. Nuk ka paqe pa e pranuar krimin Serbia, dhe pa e pranuar Kosovën tonë” përfundoi ai.
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2021/04/167190915_504055440620301_1076440787732643614_n-1600x1200.jpg)
Më 5 mars 1999 në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.