Ibrahimi: Qeveria s’pati bashkëpunim me AKK, papunësia është në rritje
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Indeksonline.
Por që për marrjen e këtyre masave nuk janë konsultuar me Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilët thonë se papunësia është në rritje.
Kështu tha për Indeksonline drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai tha që këtë herë nuk ndodhi komunikim i mirëfillitë me Qeverinë e me ministrat, krahasuar me herat tjera.
“Konsultimet e mirëfillta që përpara i kemi pas me Qeverinë, me ministrat, për masat antiCovid këtë herë nuk kanë ndodhur. Nuk ka pas një proces gjithëpërfshirës konsultativ me komunat.
Tradita e konsultimeve me nivelin lokal përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, këtë herë nuk ka ndodhur. Ne nuk i përkrahim masat e reja shtrënguese sepse ekonomia lokale është e lodhur tejmase. Do i shohim cilat janë rezultatet pas 12 ditëve”.
Po ashtu, Ibrahimi tha se të shumica e kryetarëve të komunave janë kundër këtyre masave pasi që papunësia është në rritje e sipër.
“Hera e parë ka qenë që nuk na konsultuan, javën e kaluar patëm takim me ministrin Vitia, situata ke shumë bashkëpunuese. Shumica e kryetarëve janë kundër këtyre masave. Papunësia është në rritje e sipër“. /Indeksonline/