75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Latifi: Për t’u bërë deputet në PDK duhet të kesh para, e jo kontribut politik në parti

Analisti i njohur, Blerim Latifi përmes një postimi ka kritikuar ish-partinë e tij, PDK.

Ai ka thënë se rasti i fundit me deputetën, Adelina Grainca, flet më shumë për PDK-në se sa për të, transmeton Indeksonline.

Sipas Latifit për t’u bërë deputet në PDK duhet të kesh një ­çantë të madhe me para kur nisesh në fushatë e kontributi politik nuk ka rëndësi.

“Nëse kjo parti nuk e rikthen standartin e vlerësimit të atyre që kontribuojnë realisht në organizatë, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm edhe ma të madh”, tha ndër të tjera Latifi në postimin e tij./Indeksonline/