75 Mall Live Search
20:31 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

Lladrovci shpreh ngushëllime familjes Morina për 23-vjeçaren që vdiq mbrëmë në aksident

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e vajzës, Ermira Morina e cila humbi jetën mbrëmë si pasojë e vetëaksidentit në Terstenik të Drenasit.

“Sot, ditë e dhimbshme për Drenasin. E dhimbshme vdekja e saj jo vetëm për familjen, por për të gjithë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, shokëve dhe miqve të Ermirës”, është shprehur Lladrovci.

Ndërkohë që i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarës tjetër nga ky aksident dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të kujdes të shtuar në trafik.

Policia e Kosovës ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë gjatë lëvizjes me kushtet e rrugës dhe është vetaksidentuar. E nderja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.